Ndërlidhjet

MITROVICË


Princi Frederik i Danimarkës, trashëgimtar i njërës prej monarkive më të vjetra të Evropës, mbërriti sot në Kosovë për një vizitë treditore të trupave daneze, që janë pjesë e KFOR-it.
Ushtarët e nderuan princin 35 vjeçar të veshur me uniformë ushtarake, i cili i përshëndeti dhe u takua me ta në kampin ushtarak danez Olaf Rye, jashtë Mitrovicës.
Kontigjenti i Danimarkës prej 450 ushtarësh danezë, që shërbejnë në kuadrin e forcës së NATO-s në KFOR, përfshin edhe rreth 100 ushtarë nga Lituania, Estonia dhe Letonia.
XS
SM
MD
LG