Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara synojnë përfshirjen e popullsisë myslimane sunite të Irakut në sistemin e ri politik dhe ekonomik të vendit, si pjesë e strategjisë për uljen e numrit të sulmeve kundër forcave të koalicionit, tha nënsekretari amerikan i shtetit Richard Armitage.
Nga ana tjetër, Armitage gjatë një konference që ka mbajtur në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, lidhur me çështjen palestineze tha:
"Al Kaida ishte kundër interesave të perëndimit dhe atyre të mbretërisë së Arabisë Saudite shumë kohë përpara se Osama Bin Laden të dëgjonte për Palestinën. Unë hedh poshtë idenë, sipas së cilës zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez do t'i japë fund terrorizmit që është drejtuar kundër Shteteve të Bashkuara, perëndimit dhe Arabisë Saudite", tha numri dy i diplomaisë amerikane, Richard Armitage.
XS
SM
MD
LG