Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë do të takohen në Uashington më 13 dhe 14 nëntor për të shqyrtuar progresin e bërë në zbatimin e Kartës së Adriatikut, në rrugën drejt integrimit të tyre në institucionet euro-atlantike. Ky takim do të kryesohet nga Nënsekretari amerikan i Shtetit, Riçhard Armitage, ka bërë të ditur ambasada kroate në Uashington. Me Kartën e Adriatikut, tri vendet janë zotuar të bëjnë reformat dhe të miratojnë standardet e domosdoshme për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG