Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË-DIBËR SË SHPEJTI ME RRUGË TË RE


Zërijeta Hajro Jahjaga

Janë duke u bërë dhe hapat e parë konkretë midis dy Ministrive të Transportit dhe Komunikacioneve të Maqedonisë dhe Shqipërisë, për ndërtimin e aksit rrugor Dibër Tiranë, që do të shkurtonte këtë relacion për 85 km, njofton për programin tonë Ministri i Resorit Agron Buxhaku.
Me rëndësi shumë të madhe për të shkurtuar rrugën prej Maqedonie në Tiranë dhe duhet se hapi i fundit që ndodhi me iniciativën e dibranëve, ishte dhe vizita e Ministrit të Transporteve të Shqipërisë Spartak Poçi dhe prezantimi që ju bë në Dibër", thotë Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve Agron Buxhaku, duke theksuar se prioriteti i Bashkimit Demokratik për Integrim si pjesëmarrëse në qeverinë e Maqedonisë nuk do të jetë vetëm heqja e pengesave për qarkullim në rajon, por edhe krijimi i kushteve për një komunikim më të ngushtë brenda përbrenda rajonit.
"Nëqoftëse vetëm i heqim kufijtë dhe pengesat administrative për qarkullim, ajo nuk do të vlejë asgjë nëse ne nuk kemi nga të qarkullojmë, nëse nuk kemi rrugë dhe lidhje energjetike. Kjo është një aspekt me shumë rëndësi dhe atë ditë kur të hymë në Evropë, e do ti heqim kufijtë mes vetes, të kemi dhe mënyrën më të lehtë të qarkullimit dhe të lidhjeve që do të bëhen në rajon, konkretisht këtu bëhet fjalë për një shkurtim të rrugës nga Shkupi për të shkuar në Tiranë. Me këtë projekt rruga Shkup-Tiranë shkurtohet me 85 km", thotë zoti Buxhaku.
Më tej ai ka nënvizuar se prioriteti i tij si numër një i dikasterit që drejton do të jetë intensifikimi i punëve rreth Korridorit 8.
"Kjo është në interes të shqiptarëve, sidomos që të lidhen shqiptarët e Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe me interes ekonomik për shtetet, pasi komunikimi me akse dhe me rrugë moderne do ta lehtësonte edhe tregtinë. Këtu mund të shihet dhe interesi tërësor i rajonit", thotë zoti Buxhaku, duke shtuar se me Korridorin 8 përmes një arterieje do të lidhet dhe Kosova. "Ky është edhe interes kombëtar edhe interes i përgjithshëm, domethënë që përmes lidhjeve të komunikacionit, rrugëve, të bëhet integrimi pasi me flamuj dhe me fjalë nuk realizohet. Në këtë aspekt mendoj se projektet që janë në ndërtim si për shembull rruga Durrës-Kukës-Morinë janë shumë të rëndësishme", përfundon Ministri i Transporteve të Maqedonisë, Agron Buxhaku.

XS
SM
MD
LG