Ndërlidhjet

BRUKSEL


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të jashtme dhe Siguri, Havier Solana nesër do ta vizitojë Berlinin, ku me zyrtarët gjermanë, midis tjerash, do të bisedojë edhe për situatën në Ballkan.
Si bëhet e ditur nga Brukseli, Solana do të takohet me kancelarin gjerman, Gerhard Shrëder dhe me Ministrin e Jashtëm, Joshka Fisher, ndërsa temë e bisedimeve do të jenë strategjia e sigurisë dhe politika mbrojtëse në Evropë dhe situata në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan.
XS
SM
MD
LG