Ndërlidhjet

BAGDAT


Së paku 14 italianë dhe 8 irakianë kanë vdekur si pasojë e shpërthimeve, që ndodhën në ndërtesën e policisë ushtarake italiane në qytetin irakian të Nasirijas.
Sulmi ishte rezultat i një automjeti bombë.
Presidenti italian, Carlo Azeglio Ciampi, pas sulmit të sotëm tha se vendi i tij mbetej i vendosur për të kryer misionin në Irak.
"Ne do të vazhdojmë, në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe së bashku me aleatët tanë, të përmbushim rolin tonë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar", tha presidenti italian Ciampi.
Në Irak veprojnë aktualisht 2'300 trupa italiane.
Gjatë ditës në një tjetër incident është vrarë dhe një ushtar amerikan.
XS
SM
MD
LG