Ndërlidhjet

ROMË


Besnikët e Sadam Huseinit janë përgjegjës për sulmin e sotëm në qendrën e policisë në Nasirijah, ku për pasojë gjetën vdekjen së paku 17 ushtarë italianë dhe 8 irakianë.
Presidenti italian Ciampi tha se ushtarët humbën jetën në përpjekje për të stabilizuar Irakun.
Presidenti amerikan George Bush, pas sulmit të sotëm tha:
"Shtetet e Bashkuara i dërgojnë ngushëllimet më të thella familjeve të ushtarëve dhe policëve të vrarë. Ne çmojmë lartë sakrificat e tyre dhe qëndrimin e kryeministrit Berluskoni që nuk pranon të tërhiqet përballë sulmeve terroriste", tha Bush.
Edhe në orët e mbrëmjes ka pasur një numër shpërthimesh në Bagdad.
XS
SM
MD
LG