Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush dhe këshilltarët e tij kryesorë kanë diskutuar gjendjen aktuale në Irak dhe veçanërisht transferimin e kompetencave.
Zyrtarët thanë se Shtëpia e Bardhë nuk ndihet e kënaqur me punën e Këshillit të Përkohshëm Qeverisës, i cili është i kufizuar në kompetenca.
Administratori amerikan i Irakut tha sot pas takimit, se është në favor të transferimit të pushtetit në duart e irakenëve sa më shpejt që të jetë e mundur.
Bremer mes të tjerash tha:
"Nuk mendoj se është e drejtë të thuhet se Këshilli qeverisës iraken po dështon. Ata po përballen me një situatë të vështirë në këtë kohë por irakenët janë gjithnjë e më shumë efektivë në marrjen e pushtetit", tha Bremer.
XS
SM
MD
LG