Ndërlidhjet

logo-print

RRËFIMI PËR DY PROTEKTORATE


"WSJ"(Morton ABRAMOWITZ)


Në Irak, megjithë faktin se zgjedhjet nuk janë mbajtur, drejtësia memzi që funksionion dhe megjithë vrasjet e përditshme të trupave amerikane dhe të irakienëve, Kombet e Bashkuara dhe disa nga vendet e saj anëtare, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Gjermaninë janë duke u ngutur që t’ia dorëzojnë pushtetim irakienëve. Me këtë konstatim fillon shkrimi I zotit Morton Abramowitz, nga Grupi Ndërkombëtar I Krizave, botuar në të përditshmen amerikane Wall Street Journal. Për dallim nga Iraku në Kosovë, zgjedhjet tashmë janë mbajtur në nivelin lokal dhe qendror, forcat ndërkombëtare nuk sulmohen, por luten që të qëndrojnë, ndërkaq Kombet e Bashkuara misionin e tyre e udhëheqin qetësisht tash e katër vjetë me rradhë, Por, pavarësisht nga të gjitha këto, Kombet e Bashkuara dhe vendet anëtare të saj insistojnë që pushtetin kyç për të funksionuar një qeveri nuk mund t’ia dorëzojnë qytetarëve të Kosovës. Në fakt Kosova dhe Iraku janë dy vende me karakteristika të ndryshme. Kosova kurrë nuk ka qenë shtet i pavarur, rëndësia e saj gjeopolitike nuk është edhe aq e madhe, nuk e ka pasurinë e Irakut dhe rrjedhimisht nuk ka urgjencë ndërkombëtare për ta zgjidhur situatën.
Misioni i Kombeve të Bashkuara, i mbështetut nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ka dalë me formulën standardet para statusit, qasje kjo, e cila, është krijuar për të shtyrë definimin e statusit politik të Kosovës me shpresën se vullneti për pavarësinë e këtij vendi disi do të zhdukej.
Bashkësia ndërkombëtare tash insiston në zhvillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi cështjet praktike, por jo edhe mbi statusin politik. Në njërën anë Serbia, megjithë vështirësitë e saj ekonomike dhe politike, ka një qeveri me pushtet të vërtetë, kurse Kosova nuk e ka. Prandaj, çfarë lloj bisedimesh mund të zhvillohen nëse pushtetin kryesor në Kosovë e ushtron Misioni i Kombeve të Bashkuara, ndërkohë që shefi i këtij Misioni përshkruhet si ndërmjetësues i bisedimeve?
Për Kosovën që të përparojë dhe që të bisedojë seriozisht me Serbinë, ajo duhet t’i ketë institucionet e saj fuqiplota. Kombet e Bashkuara nuk do të duhej të inkurajonin varësinë dhe nuk ka asnjë arsye që vitin e ardhshëm kosovarëve të mos u jipen të gjitha kompetencat e rezervuara për administratën ndërkombëtare, e cila atëherë mund ta luajë rolin vëzhgues dhe këshillëdhënës. Për komunitetin ndërkombëtar ekzistojnë shumë rrugë që të sigurojnë ecjen e qeverisë së Kosovë në binarët e duhur.
Në anën tjetër, situata e brendshme në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni është duke marrë tatëpjetën për shkak të pasgurisë rreth statusit final të Kosovës. Nënsekretari amerikan i shtetit, Marc Grossman para pak kohësh pat deklaruar se bisedimet mbi këtë status do të mund të fillonin nga mesi i vitit 2005, por një gjë e këtillë do të mund të përmbushej vetëm nëse Kombet e Bashkuara i dorëzojnë përgjegjësitë që i kanë në duart e qytetarëve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG