Ndërlidhjet

SARAJEVË


Presidenti i unionit Serbi-Mali i Zi Svetozar Maroviq i ka kërkuar falje popullit në Bosnjë e Hercegovinë për "padrejtësitë, mizoritë dhe vrasjet" që forcat serbe i kanë kryer në Bosnje gjatë luftës së viteve 1992-95.
Ai tha në Sarajevë se kërkon falje për tërë vuajtjet dhe vrasjet që cilido në Bosnjë e Hercegovinë i ka përjetuar.
Maroviq tha se individët përgjegjës për krimet duhet të mbajnë përgjegjësi, por jo edhe popujt.
Njerëzit e Serbisë e Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës duhet së bashku të fillojnë ta ndërtojnë ardhmërinë e re dhe ta harrojnë të kaluarën e hidhur, tha Maroviq, pas takimeve që i zhvilloi me homologët e presidencës së Bosnjes.
XS
SM
MD
LG