Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ushtarët gjermanë të KFOR-it kanë hapur zjarr për t'i shpërndarë protestuesit, që hodhën gurë ndaj një autobusi me serbë të zhvendosur nga Kosova.
Serbët kishin ardhur në fshatin Mushitisht të Therandës, ish Suharekë, për t'i vizituar shtëpitë e tyre.
Qeveria e Kosovës e ka dënuar sulmin, duke thënë se angazhohet për qarkullim të lirë dhe siguri për të gjithë qytetarët.
"Aktet e tilla e vështirësojnë integrimin e bashkësive etnike dhe e largojnë Kosovën nga imazhi demokratik", thuhet në komunkatën e qeverisë.
XS
SM
MD
LG