Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e ka shfaqur bindjen për një ardhmëri më të mirë në Irak.
"Ne do të ngadhnjejmë, sepse kemi strategji të mirë për t'ia dalë në krye me këta vrasës, ndërsa shumica e irakienëve na kuptojnë dhe duan që fëmijë e tyre të rriten në ambient paqësor dhe të jetojnë të lirë", tha Bush, duke shtuar se irakienët duhet të marrin më shumë përgjegjësi për qeverisjen e vendit të tyre.
Presidenti Bush tha se e ka urdhëruar administratorin amerikan Paul Bremer, që me Këshillin Qeverisës të Irakut të "zhvillojnë një strategji" për të përshpejtuar formimin e qeverisë irakiene.
XS
SM
MD
LG