Ndërlidhjet

logo-print

SARAJEVË


Shtypi i Sarajevës sot në faqet e para e transmeton faljen që kryetari i Serbisë e Malit të Zi Svetozar Maroviq i bëri popullit të Bosnjë-Hercegovinës.
Gazeta "Dnevni avaz" e ka cilësuar si historik kërkimin e faljes nga ana e Beogradit.
"Kërkimi i faljes është një mënyrë që Serbia të pajtohet me rolin e Beogradit gjatë luftës, por kjo nuk mjafton. Hapat konkretë, si lirimi i të akuzuarve, mos ndërlidhja e statusit të Republikës Serbe të Bosnjes me statusin e Kosovës, dhe transmetimi i programeve që me objektivitet do ta analizojnë historinë e fundit, do të shkaktojnë ndjenjën e turpit dhe të pendimit. Atëherë do të hiqet përgjegjësia nga populli", shkruan gazeta "Osllobogjenje".
XS
SM
MD
LG