Ndërlidhjet

logo-print

TOKIO


Ministri i Jashtëm i Iranit tha se vendi i tij do të ketë "transparencë të plotë" në marrëdhëniet me Agjencinë Ndërkombëtare Bërthamore, lidhur me programin bërthamor të Teheranit.
Kamal Kharrazi i bëri këto komente në Tokio, ku vajti të kërkojë përkrahje në prag të debatit në Këshillin e Sigurimit për programin bërthamor të Iranit.
Në Uashington, zëdhënësi i departamentit të shtetit Adam Ereli tha: "Ka kohë që e kemi bërë të qartë se Irani ka program të armëve bërthamore. E studiojmë raportin e Agjencisë dhe ende nuk kemi vendosur për veprimet e mëtejme", tha Ereli.
Ndërkohë, Pakistani dhe Irani kanë mohuar se zyrtarët iranianë i kanë kërkuar Islamabadit ndihmë për zhvillimin e programit bërthamor të Teheranit.
XS
SM
MD
LG