Ndërlidhjet

KADARE: SHQIPËRIA ËSHTË VEND ME TRE DHE NUK IDENTIFIKOHET ME ASNJËRËN PREJ TYRE


Alma Çupi

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare tha sot në konferencën “Harmonia Fetare në Shqipëri” se Shqipëria është një vend me tre fe dhe nuk identifikohet me asnjërën prej feve. Kadare apeloi se nuk mund të lejohet asnjë ngacmim dhe provokim mes besimeve, asnjë
ngacmim i laikëve kundër fetarëve dhe asnjë ngacmim i fetarëve kundër laikëve dhe asnjë ngacmim i të tre besimeve kundër shtetit.
Më pas shkrimtari Kadare tha se përkundër traditës shekullore janë shfaqur prirje për ta vënë fenë kundër kombit. Dhe si rast përmendi, tendencën e qarqeve fetare greke për t'u mohuar emigrantëve fenë e tyre duke i kthyer në ortodoksë dhe rastin e mëshimit të idesë së zëvendësimit të kombit shqiptar me kombin islam.
"Diskutimet më të ndjeshme janë ato që lidhen me raportet komb-fe. Përkundër traditës shekullore janë shfaqur prirjet për të vënë fenë kundër kombit. Lidhur me ndërlimikin e qarqeve fetare greke për t'u mohuar orthodoksëve shqiptarë kombësinë, ky është një problem i madh që nuk ndikon për asgjë të mirë në Ballkan. Shpresojmë se qeveria greke të ushtrojë sa mundet ndikimin e saj në këto rrethe për të ndrequr këtë keqkuptim. Mendoj se konflikti aktual i brendshëm fetar po hyn në qasjet kur prek raportet me kombin. Në shkrime dhe deklarata vërtet të hapura, por shpesh të qarta në shtyp dhe në internet janë hedhur ide që e mohojnë haptazi kombin shqiptar dhe janë për një komb tjetër, atij islam", tha Ismail Kadare.
Ndërsa presidenti Alfred Moisiu tha se Shqipëria ofron mirëkuptimin fetar me vlerat e jashtëzakonshme për mirëkuptimin midis kulturave dhe qytetërimeve në kohët e sotme. Feja dhe civilizimi po bëhet gjithnjë e më shumë kulturë e bashkimit të njerëzve, që po përcjellin imazhin e paqes, mirëkuptimit dhe zhvillimit, tha në fjalën e tij presidenti Alfred Moisiu. Vlerat e lirisë dhe të demokracisë po
bëhen gjithnjë e më dominuese. Bazuar në këto vlera universale, bashkësia perëndimore çliroi Kosovën me shumicë qytetarësh të besimit mysliman, por edhe ne u bashkuam pa hezitim në luftën e koalicionit kundër terrorizmit ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA, tha më tej presidenti Alfred Moisiu.
Konferenca “Harmonia Fetare në Shqipëri”, u organizua me vetë iniciativën e presidentit Moisiu. Në këtë aktivitet marrin pjesë personalitete të jetës politike e shoqërore shqiptare, përfaqësues të parlamentit, qeverisë, studiues dhe shkrimtarë vendas dhe të huaj etj. Konferenca do të vazhdojë punimet edhe nesër.
XS
SM
MD
LG