Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se administrata e tij dëshiron që më shpejtë ta bëjë bartjen e pushtetit tek irakienët.
"Do të bëjmë gjithçka që duhet për ta ndihmuar Irakun që të jetë i lirë dhe paqësor. Ky është qëllimi ynë. Do të mbetemi atje derisa të kryhet puna, dhe pastaj do të shkojmë", tha presidenti amerikan.
Ndërkohë në Bagdad, ushtria amerikane i vazhdoi operacionet kundër pozicioneve të dyshuara të guerilës.
Sot në kryeqytetin e Irakut, dy ushtarë amerikanë u vranë dhe tre u plagosën kur një bombë shpërtheu derisa po kalonte autokolona e ushtrisë amerikane.
XS
SM
MD
LG