Ndërlidhjet

BAGDAT


Shefi i administratës civile në Irak, diplomati amerikan Paul Bremer është takuar me Këshillin Qeverisës të Irakut për t'i paraqitur propozimet e fundit të qeverisë amerikane lidhur me zhvillimet politike në vend.
Bremer pas takimeve në Uashington, përfshi dhe atë me presidentin Bush, synon të realizojë kalimin e pushtetit tek irakianët, sa më shpejtë që të jetë e mundur. Besohet se kalimi i pushtetit sipas mediave amerikane mund të fillojë në qershorin e ardhshëm.
Gjatë takimit anëtari i Këshillit Qeverisës Ahmed Calabi lidhur me ligjet e nevojshme që duhen miratuar tha:
"Ligjet do të përfshijnë një afat kohor për hartimin e një projekt kushtetute nga ana e një Këshilli të zgjedhur nga populli si dhe për zgjedhjen e një qeverie të re."
Në të tjera zhvillime gjatë ditës në Bagdat është vrarë një ushtar amerikan, i cili shënon viktimin e 400 amerikane që nga fillimi i luftës, si dhe janë plagosur dy ushtarë të tjerë. Për cdo ditë ka rreth 30 sulme kundër forcave të koalicionit.
XS
SM
MD
LG