Ndërlidhjet

ANKARA


Së paku 20 njerëz kanë humbur jetën dhe 250 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve në dy sinagoga në Stamboll të Turqisë.
Të dyja shpërthimet kanë ndodhur thuajse në të njëjtën kohë derisa në sinagoga bëheshin ritualet e Shabatit, ceremonisë tradicionale të fundjavës për hebrejtë.
Nga sulmi në sinagogën e Nev Shalomit, më e madhja në qytet, janë shkaktuar edhe dëmet më të mëdha në njerëz dhe ato materiale. Ndërsa sulmi i dytë ka ndodhur në sinagogën e Bet Izraelit, që gjendet në një tjetër pjesë të qytetit.
Zyrtarët turq kanë thënë se nuk duhet përjashtuar mundësia e përfshirjes së rrjetit terrorist të Al-Kaidës, derisa të dyja sulmet janë bërë nga automjete, ku ishin vendosur bomba me tele-dirigjim.
XS
SM
MD
LG