Ndërlidhjet

PRISHTINË


Daniel Mihajlloviq, 18 vjeç nga fshati Mogillë i Vitisë është vrarë sot derisa punonte në arën e tij, ndërsa policia e UNMIK-ut njoftoi se vrasësi është arrestuar.
Zëdhënësja Angela Joseph ka deklaruar për "Evropën e Lirë" se vrasësi është i përkatësisë etnike serbe.
Me këtë rast, Angela Joseph i ka përgënjeshtruar raportet e disa mediave serbe, të cilat kishin njoftuar se Mihajlloviq është vrarë me një plumb në kokë nga një grup shqiptarësh.
XS
SM
MD
LG