Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia sonte sikur sërish po shkon drejt dështimit të tretë në përpjekjen për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit.
Agjencitë e lajmeve i citojnë vëzhguesit e pavarur, të kenë thënë se një orë para mbylljes së vendvotimeve, dalja e votuesve është nën 50 përqindshin e nevojshëm.
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci ka vlerësuar se deri në orën 17 kanë votuar rreth 30%, kurse vendvotimet u mbyllën në orën 21.
Kandidati i koalicionit DOS në pushtet Dragoljub Miçunoviq, tha se pret fitore ndaj kundërshtarit nga radhët e nacionalistëve Tomisllav Nikoliq: "Pres që Serbia sot të zgjedhë presidentin. Kjo do të sjellte stabilitet në jetën politike dhe do nënkuptonte vazhdimin e kursit të reformave të filluara në vitin 2000", tha Miçunoviq.
Serbia është pa president prej dhjetorit 2002.
XS
SM
MD
LG