Ndërlidhjet

BAGDAD


17 ushtarë amerikanë e kanë humbur jetën ndërsa 5 janë plagosur dje nga rrëzimi i dy helikopterëve amerikan në jug të Irakut.
Majori i ushtrisë amerikane Trey Cate nga divizioni 101 i Parashutistëve, tha helikopterët u rrëzuan në një
lagje rezidenciale në Mosul.
"Mbrëmë rreth 6:30 dy fluturake tona u rrëzuan në këtë lagje rezidenciale. Ato ranë 250 metra larg njëra tjetrës. Deri tani kemi 17 të vrarë dhe 5 të plagosur", tha Cate.
Një dëshmitar irakien tha se patrulla e ushtrisë amerikane në Mosul ishte sulmuar me armë automatike, ndërsa helikopterët që kishin ardhur t'i evakuojnë të plagosurit, ishin përplasur në ajër dhe pastaj ishin rrëzuar.
XS
SM
MD
LG