Ndërlidhjet

BEOGRAD


Goran Svillanoviq, ministër i jashtëm i unionit Serbi-Mali i Zi, tha se dështimi i përpjekjes së tretë për zgjedhjen e presidentit të Serbisë paraqet "kthim të madh prapa".
Votimet u shpallën të pavlefshme, meqë dolën vetëm 37 % të zgjedhësve.
Svillanoviq tha se 46% të votave, që i fitoi ultra-nacionalisti Tomisllav Nikoliq, "padyshim" se do të ndikojnë në pozitën e unionit në planin ndërkombëtar.
Aleksandar Vuçiq nga Partia Radikale e kandidatit Nikoliq, deklaroi se rezultatet janë paralajmërim për zgjedhjet parlamentare në dhjetor.
"Pas kësaj, jemi të bindur se do të jemi partia më e fortë në Serbi në zgjedhjet e 28 dhjetorit", tha Vuçiq.
Dje kryeministri Zoran Zhivkoviq u bëri thirrje votuesve të mos i refuzojnë kandidatët e reformatorëve në zgjedhjet parlamentare.
XS
SM
MD
LG