Ndërlidhjet

HAGË


Ish komandanti i NATO-s Wesley Clarke, do të dëshmojë në Tribunalin e Hagës kundër ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq.
"Për shkak të rëndësisë historike të këtij procesi, pasi është gjyqi i parë ndërkombëtar kundër një kryetari shteti, unë pranova të dëshmoj", tha Clarke, duke shtuar se e ka marrë autorizimin e Qeverisë amerikane për pjesëmarrjen e tij dhe juristëve nga Departamenti i Shtetit.
Gjenerali i pensionuar amerikan është një nga kandidatët demokrat për president të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG