Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka ndërmarrë një ofenzivë kundër guerilës anti-amerikane në Irak.
Operacionet luftarake me helikopterë, artileri dhe tankse u zhvilluan rreth qyteteve Tikrit, Bagdad dhe Kirkuk.
Ndërkohë, presidenti George Bush e ka quajtur "propagandë" audio shiritin, në të cilin pretendohet se është zëri i Saddam Husseinit.
"E dini, kjo është propagandë. Thjeshtë, nuk largohemi nga Iraku pa e kryer punën. Iraku i lirë dhe paqësor do të jetë ngjarje historike. Jam i bindur se ai dëshiron që ne të shkojmë, nëse ky vërtetë është zëri i tij", tha presidenti amerikan.
XS
SM
MD
LG