Ndërlidhjet

GAZA


Së paku 8 njerëz u plagosën në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë një operacioni të forcave izraelite të sigurisë në qytetin Rafah, në Rripin e Gazës.
Në një tjetër incident pranë Betlehemit u vranë dy hebrejë. Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Avi Pazner, me këtë rast ka deklaruar:
"Ka shumë debate në mesin e palestinezëve rreth terrorizmit, por ata nuk po bëjnë asgjë dhe vrajet vazhdojnë."
Aktet e dhunës kanë ardhur pas deklaratave të kryeministrit Ariel Sharon se planifikon të takohet "brenda pak ditëve" me homologun e tij palestinez Ahmed Qurei.
XS
SM
MD
LG