Ndërlidhjet

LONDËR


Mbretëresha Elizabetë e Britanisë i ka bërë pritje madhështore presidentit amerikan George Bush, i cili po qëndron për vizitë 4 ditore në Britani.
Presidenti Bush ka folur përpara një publiku të zgjedhur pasditen e sotme në Londër, ku ka mbrojtur politikën e administratës amerikane në Irak dhe në përgjithësi në luftën kundër terrorizmit.
"Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe ndajnë të njëjtin mision në botë, i cili i tejkalon kufijtë e baraspeshës së pushtetit apo interesave vetjake. Ne kërkojmë të përhapim përparimin që sjellin liria dhe paqja. Vendet tona po qëndrojnë së bashku në sakrificat për një qëllim të madh. Amerika nderon idealizmin dhe kurajon e bijve dhe bijave të Britanisë", tha Bush.
Presidenti Bush duke folur për politikën amerikane ka nënvizuar se ndërhyrjet në Afganistan dhe Irak ashtu si ajo në Kosovë synojnë clirimin e njerëzve, dhënjen fund të mizorisë dhe ndërtimin e demokracisë. Përdorimi i forcës, ashtu si në Kosovë, që shërbeu për t'i dhënë fund pastrimit etnik, në situata të caktuara është i nevojshëm.
Lidhur me zhvillimet nw Lindjen e Mesme presidenti amerikan nënvizoi mbështetjen e tij për krijimin e një shteti të pavarur palestinez dhe sigurinë e Izraelit.
XS
SM
MD
LG