Ndërlidhjet

logo-print

I.KADARE: ECJE KULTURORE DHE KONFUZION POLITIK


Ismail Kadare, shkrimtar

RADIO EVROPA E LIRË
Panairi i fundit i librit në Tiranë sipas disa analistëve ka dëshmuar se populli shqiptar në planin shpirtëror është duke ecur përpara. Zoti Kadare, pajtoheni ju me këtë vlerësim dhe pse në planin politik kemi konfuzion?

ISMAIL KADARE
po është e vërtetë që ka një kundërthënie midis planit kulturor dhe atij politik, por me anë të kulturës populli shqiptar disa herë ka dashur të korrigjojë, ndryshojë politikën dhe mesa duket një ditë do ta arrijë këtë gjë. Niveli i tij kulturor tregon që ai meriton një politikë me një nivel shumë më të lartë se ajo që ka sot.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Kadare, a mendoni se sot popullit shqiptar i duhet një brez i ri politikanësh pa komplekse?

ISMAIL KADARE
Natyrisht që çdo lidërship mendohet që të jetë pa komplekse. Është mendim i përgjithshëm jo vetëm i imi, natyrisht që mendoj kështu.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Kadare, më intereson mendimi juaj, si i shihni zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Maqedoni?

ISMAIL KADARE
Tani ishte një pyetje shumë e përgjithshme që të jap një mendim. Unë jam optimist për këto zhvillime.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Kadare, ndonëse qëndrimi i faktorit ndërkombëtar është se më parë të realizohen standartet dhe më pas të definohet statusi përfundimtar i Kosovës. Si do ta kishit komentuar ju këtë?

ISMAIL KADARE
Këto janë imtësira në krahasim me parimin themelor që ky status do të presupozojë dhe presupozon lirinë e Kosovës. Çfarë është më mirë, standardet apo statusi përpara, këto janë gjëra që do t'i diskutojë bashkësia evropiane me autoritetet e Kosovës. Nuk janë në kundërthënie me njëra tjetrën, kanë një lidhje sigurisht dhe unë nuk kam ndonjë mendim të kundërshtoj njërën apo tjetën. Domethënë se duhet parë me gjakftohtësi vërtet cila është më e mira dhe mendoj se edhe opinioni ndërkombëtar i bashkësisë është i drejtë sikurse mund të shpjegohet edhe ngutja disa herë e autoriteteve kosovare për këtë gjë. Në fakt të dy palët në thelb kërkojnë të njëjtën gjë.

RADIO EVROPA E LIRË
Ndonëse gjithmonë keni qenë optimist sa u përket zhvillimeve në botën shqiptare, mbeteni edhe më tej i tillë?

ISMAIL KADARE
Shenjat janë të mira, pavarësisht se ka nganjëherë ngutje për të arritur gjëra në një afat më të shkurtër për gjëra që kërkojnë një afat pak më të gjatë.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Kadare, ju mbrëmë jeni shprehur se përfundimisht liria e shqiptarëve ka ardhur, por është e rëndësishme që për momentin ajo të kultivohet. Në ç'drejtim?

ISMAIL KADARE
Në të gjitha drejtimet. Paqja, liria, demokracia janë një ngrehinë madhështore dhe ngrehinat madhështore duan mirëmbajtje tepër të kushtueshme dhe gjithashtu madhështore.

Intervistoi Zërijeta Hajro Jahjaga

XS
SM
MD
LG