Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Presidenti amerikan George Bush ka folur sot në Londër përpara një publiku të zgjedhur dhe ka mbrojtur politikat e administratës së tij në Afganistan, Irak dhe në përgjithësi në luftën kundër terrorizmit.
Bush i krahasoi këto politika me përvojat në Ballkan ku vetëm përdorimi i forcës i dha fund pastrimit etnik.
Vizita e presidentit Bush në Britani është shoqëruar me masa të rrepta sigurie, megjithatë një skandal ka mbërthyer vendin gjatë ditës.
Gazeta britanike "Daily Mirror" ka mundur të fusë në mesin e njerëzve të punësuar në ekipin e sigurisë për vizitën e presidentit Bush një nga gazetarët e vet, duke përdorur dokumenta të fallsifikuara.
Gazetari britanik, i cili paraqitet në faqe të parë në një fotografi me uniformën e shërbimit, shkruan se për të ishte fare e lehtë që madje të kryente atentat kundër presidentit amerikan apo Mbretëreshës.
Zyrtarët britanikë deklaruan se po hetojnë rastin.
XS
SM
MD
LG