Ndërlidhjet

LONDËR


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe kryeministri i Britanisë Tony Blair i kanë dënuar shpërthimet në Stamboll dhe e kanë shprehur vendosmërinë për ta vazhduar misionin në Irak.
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp, dy liderët premtuan ta vazhdojnë luftën globale kundër terrorizmit.
"Edhe një herë u përkujtua ligësia se këta terroristë paraqesin kërcënim ndaj njerëzve të pafajshëm. Përsëri duhet të riafirmojmë se përpara terrorizmit nuk do të ketë kthim prapa, as kompromis e as hezitim", tha kryeministri britanik Tony Blair.
Ndërkaq presidenti amerikan deklaroi: "Dëshiroj ti shpreh ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e jetëve në Turqi. Edhe një herë doli në shesh natyra e vërtetë e armikut terrorist. E pamë përbuzjen që ata e kanë për jetët e pafajshme", tha presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush.
XS
SM
MD
LG