Ndërlidhjet

BRUKSEL


Liderët botërorë i dënuan shpërthimet e sotme në Stamboll, dhe thanë se sulmet do ta rritin përcaktimin e tyre kundër terrorizmit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe kryeministri i Britanisë Tony Blair shprehën vendosmëri për ta vazhduar misionin në Irak.
Blair tha se "nuk do të ketë kthim prapa, as kompromis e as hezitim në konfrontimin me terrorizmin derisa ai të mundet krejtësisht".
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan shprehu ngushëllime për viktimat dhe drejtoi kritika të rrepta për sulmuesit.
"Ata që i kryen sulmet e tilla nuk kanë kurrfarë respekti për jetën e njeriut, prandaj këto aksione duhet ti dënojmë", tha Annan.
Në Bruksel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s George Robertson tha se njerëzit e civilizuar duhet ti përbuzin autorët e këtyre akteve kriminale.
"Solidariteti ynë është përforcuar pas ngjarjeve të fundit tragjike", tha Robertson.
Ngjashëm thuhet edhe në komunikatën e përbashkët të këshillit NATO-Rusi.
Në Kairo, ministri i jashtëm i Egjiptit Ahmed Majer i quajti sulmet jo vetëm të pa arsyeshme, por një "gabim i madh".
Bashkimi Evropian, shpërthimet në Stamboll i ka cilësuar si "barbare".
XS
SM
MD
LG