Ndërlidhjet

ZAGREB


Duke votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kroaci, presidenti Stipe Mesiq tha se "besoj se pjesëmarja në zgjedhje do të jetë shumë e mirë". Kryeministri aktual, Ivica Raçan, që poashtu votoi në Zagreb, tha se ai ishte i kënaqur me fushatën parazgjedhore. Lideri i partisë opozitare Bashkësia demokratike kroate, Ivo Sanader sot votoi në Split. Ai me këtë rast tha se "zgjedhjet janë një ditë e veçantë për demokraci në të gjitha shtetet". Në një konferencë për shtyp, kryetari i komisionit shtetëror zgjedhor, Ivica Cërniq tha se "zgjedhjet e sotme parlamentare po zhvillohen mirë dhe se të gjitha vend-votimet ishin hapur me kohë".
XS
SM
MD
LG