Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Sebahate Tolaj, pjesëtare e Shërbimit Policor të Kosovës është vrarë ndërsa policët Jusuf Haklaj dhe Hysen Uklataj janë plagosur në pritën në rrugën Pejë-Deçan.
Ngjarja ka ndodhur në orën 7:45 të mëngjesit, derisa policët ishin duke shkuar në punë në Pejë.
Zëdhënësi i SHPK-së Refki Morina tha se ende askush nuk është arrestuar.
Sulmin e sotëm e ka dënuar presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.
"Dënojmë fuqishëm sulmin kriminal ndaj pjesëtarëve të policisë së Kosovës, që është një akt i drejtuar kundër pjesëtarëve të sigurisë së vendit tonë, dhe sulm ndaj institucioneve të Kosovës", thuhet në reagimin e presidentit Rugova.
XS
SM
MD
LG