Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava të gjithë besimtarëve të fesë islame ua ka uruar Fitër Bajramin, me dëshirë që kjo festë të sjellë mirëqenie, mirëkuptim, paqe dhe solidaritet.
Ndërkaq në mesazhin e kryetarit Ibrahim Rugova, shfaqet shpresa që të gjithë qytetarët dhe besimtarët e Kosovës, Bajramin e ardhshëm ta presin në Kosovën e pavarur.
Bashkësisë Islame dhe qytetarëve të Kosovës, Bajramin ua kanë uruar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.
XS
SM
MD
LG