Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Sebahate Tolaj, pjesëtare e Shërbimit Policor të Kosovës është vrarë ndërsa policët Jusuf Haklaj dhe Hysen Uklataj janë plagosur në pritën në rrugën Pejë-Deçan.
Ngjarja ka ndodhur në orën 7:45 të mëngjesit, derisa policët ishin duke shkuar në punë në Pejë.
"Sulmi ndaj pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës është i drejtuar kundër hetimeve që zhvillohen në këtë rajon, por ne nuk do të heqim dorë nga zbatimi i ligjit", tha shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri.
"Vrasësit kanë shtënë në ardhmërinë e Kosovës, e jo ndaj individëve, por nuk do të na pengojnë ta plotësojmë obligimin që kosovarëve tua sigurojmë një ardhmëri më të mirë", ka thënë Holkeri, duke shtuar se respektimi i ligjit është themeli i shoqërisë së organizuar.
"Ata që e duan pushtetin, duhet të dëshmohen në zgjedhjet", tha kryeadministratori i Kosovës gjatë një vizite që i bëri Prizrenit.
Sulmin e sotëm e kanë dënuar edhe presidenti i Ibrahim Rugova dhe qeveria e Kosovës.
XS
SM
MD
LG