Ndërlidhjet

LONDËR


Presidenti i Francës Jacques Chirac dhe kryeministri britanik Tony Blair, biseduan në Londër rreth Irakut, mbrojtjes evropiane dhe kushtetutës së Bashkimit Evropian.
Pas takimit, Blair tha se Franca dhe Britania kanë rënë dakord që politika e mbrojtjes së unionit të zhvillohet në përputhje me aleancën e NATO-s.
Për sa i përket Irakut, Chirac tha se propozimet e Shteteve të Bashkuara për bartjen e pushtetit tek irakienët janë "pozitive" por "jokomplete".
"Ecuria drejt bartjes së sovranitetit dhe pushtetit tek irakienët është pozitive si tërësi. Por, më duket se do të zgjatë tepër dhe do të jetë jokomplete", tha Chirac.
Takimi u mbajt në kohën kur Britania dhe Franca përpiqen ti përmirësojnë marrëdhëniet e tensionuara, që u krijuan rreth Irakut.
XS
SM
MD
LG