Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAT


Kryeadministratori i Irakut, diplomati amerikan, Paul Bremer, tha se kryengritësit në Irak kanë zvogeluar sulmet ndaj forcave të koalicionit, por kanë shtuar goditjet ndaj irakianëve, që bashkëpunojnë me forcat amerikane.
Sipas Bremer, kjo ka ndodhur pasi ata kanë dështuar në demoralizimin e koalicionit, ndonëse ka theksuar se sulme të tilla do vazhdojnë dhe për disa kohë.
Nga ana tjetër Këshilli Qevërisës i Irakut ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit miratimin e një rezolute, e cila zyrtarisht do mbështesë afatet kohore për kalimin e pushtetit tek irakianët.
Në të tjera zhvillime kryeministri japonez, Koizumi, ka shprehur qëndrimin e vendit të tij se Tokio nuk ka hequr dorë nga plani për të dërguar trupa jo-luftuese në Irak.
XS
SM
MD
LG