Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari i përgjithshëm i Natos, George Robertson deklaroi sot se kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, javën e kaluar, i ka premtuar se do të vazhdojnë bisedimet Prishtinë – Beograd. Ai mëtutje ka thënë se shpreson se në Kosovë do të plotësohen standardet demokratike, që janë kusht për fillimin e bisedimeve për statusin final të Kosovës. Zoti Robertson mëtutje ka thënë se misioni i Natos do të jetë i suksesshëm atëherë kur Kosova të bëhet një demokeraci shumë-etnike. Këto komente George Robertson i bëri sot në një intervistë më të gjatë për agjencinë Beta. Me rastin e vizitës që do ti bëj nesër Beogradit, sekretari i përgjithshëm i Natos, ka thënë se, njëri nga kushtet që Beogradi të përfshihet në partneritetin për paqe është "bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës".
XS
SM
MD
LG