Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ekonomia amerikane ka shënuar një rritje befasuese prej 8.2% të shkallës vjetore në tremujorin e tretë, thuhet në raportet ekonomike të publikuara sot. Kjo shkallë është vlerësuar si ritmi më i shpejtë në afro dy dekadat e fundit dhe si zhvillim më i fuqishëm se sa që është parashikuar. Parashikimet ishin se kjo rritje do të mund të ishte 7.2%. Agjencitë e lajmeve informojnë se kjo gjë i shton shpresat se një periudhë e gjatë e veprimtarisë pa gjallëri të biznesit përfundimisht është mbyllur. Duke i komentuar këta tregues për ekonominë amerikanë, zëdhënësja e Shtëpisë së bardhë, Claire Buchan ka thënë se "ato janë shumë pozitive".
XS
SM
MD
LG