Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Qeveria e Kosovës kërkoi sot nga drejtuesit e UNMIK-ut dhe përfaqësuesit e pesëshes ndërkombëtare, që të shkarkojnë nga detyra drejtoreshën e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), Marie Fucci dhe drejtuesit tjerë të Zyrës Ligjore të agjencisë, që konsiderohen përgjegjës për ndërprerjen e procesit të privatizimit. Sipas qeverisë, Fucci është emëruar drejtoreshë e AKM-së pa miratimin e anëtarëve kosovarë në Bordin e kësaj agjencie.
PRISHTINË
Shefi i shtyllës për drejtësi dhe polici të UNMIK-ut Jean-Christian Cady dhe Gordon Bacon, shef i zyrës të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), nënshkruan gjatë ditës në Prishtinë, Memorandumin e Mirëkuptimit për fuqizimin e procedurave të identifikimit, përmes analizës së ADN-se, të personave të zhdukur. Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili ishte i pranishëm gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Memorandumit, e cilësoi këtë marrëveshje shumë të rëndësishmë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe lehtësim për familjet e tyre.
BAGDAT
Ministri i jashtëm britanik, Jack Straw, ka theksuar rëndësinë e transferimit të pushtetit tek irakianët sa më shpejt që të jetë e mundur.
Gërshetimi i procesit politik me masat në planin ushtarak do të mundësojnë që procesi i kalimit të pushtetit të ndodhë në qershor ashtu sic është paraparë, ka thënë Straw, i cili po qëndron për vizitë në Irak.
Lidhur me zhvillimet në Irak, Straw ka mbrojtur politikën e ndjekur deri tani.
"Cfarë ne e dinim me siguri ishte se përballeshim me një tiran si Sadam Husein dhe një rrjet terrori dhe dhune të organizuar shumë mirë, ndaj asnjëherë nuk kemi pasur iluzion se do të ishte e mundur të largonim këtë rrjet me një goditje. Ishte e qartë se konflikti i nivelit të lartë do të pasohej nga një konflikt i një shkallë më të ulët", tha Straw.
XS
SM
MD
LG