Ndërlidhjet

BEOGRAD


Sekretari i përgjithshëm i Natos, George Robertson tha sot në aeroportin e Beogradit se "vizita e tij në Serbi dhe Mal të Zi paraqet sinjal të qartë se aleanca veri-atlantike dëshiron marrëdhënie të mira me këtë bashkësi shtetërore". Ai mëtutje ka thënë se ekziston dëshira që marrëdhëniet e Natos dhe të Serbisë e Malit të Zi ti kthehen të ardhmes e jo të kaluarës. Gjatë kësaj vizite, që është vizita e parë e sekretarit të përgjithshëm të Natos në Beograd, George Robertson takohet me zyrtarët më të lartë të unionit Serbi – Mali i Zi.
XS
SM
MD
LG