Ndërlidhjet

TBILISI/UASHINGTON


Liderët opozitarë të Gjeorgjisë vendosën sot që kandidatë i tyre i përbashkët, në zgjedhjet presidenciale të 4 janarit të jetë Mikhail Saakashvili,i cili udhëhoqi protestat e përkrahësve të opozitës, që detyruan presidentin Eduard Shevardnadze të japë dorëheqje. Mikhail Saakashvili me profesion është jurist dhe ka studiuar në Shtetet e Bashkuara. Në Uashington, zëdhënësi në Shtëpinë e Bardhë, Sean McCormak ka thënë se, në bisedën telefonike, presidenti George Bush i ka thënë ushtrueses së detyrës së presidentes së Gjeorgjisë, Nino Burdzhanadze se ai përkrahë "programin e Gjeorgjisë për reforma demokratike dhe të tregut të lirë".
XS
SM
MD
LG