Ndërlidhjet

BAGDAT


Presidenti amerikan, George Bush, ka zhvilluar një vizitë të papritur tek trupat amerikane në Irak, me rastin e Ditës së Falenderimeve, festë tradicionale amerikane.
Bush ka ngrënë darkën e festës me trupat amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Irakut.
"Faleminderit që më keni ftuar", kanë qenë fjalët e presidentit Bush kur është takuar me ushtarët e Divizionit të parë të këmbësorisë. Më tej ai ka shtuar:

"Duke ndihmuar popullin e Irakut që të jetë i lirë, ju po ndihmoni të ndryshoni një pjesë të dhunshme të botës. Duke ndihmuar në ndërtimin e një vendi demokratik dhe paqësor në Lindjen e Mesme, ju po mbroni popullin amerikan nga rreziqet dhe ata iu janë mirënjohës."
Presidenti amerikan u takua dhe me katër anëtarë të Këshillit Qeverisës së Irakut.
Porosia e tij për popullin irakian ishte "keni mundësi të ndërtoni vendin tuaj të jashtëzakonshëm. Kapeni këtë moment, pasi regjimi i Sadam Huseinit është larguar përgjithnjë".
Vizita e Bushit në Irak, e para e një presidenti amerikan në këtë vend, ka zgjatur për 2 orë e gjysmë. Kjo vizitë u zhvillua në një kohë kur shqetësimet rreth sigurisë në Irak janë shtuar.
Nuk ka pasur informacione shtesë se cili ka qenë destinacioni i presidentit Bush pas largimit nga Bagdati.
XS
SM
MD
LG