Ndërlidhjet

logo-print

NAXHAF


Kreu i Këshillit të Përkohshëm Qeverisës së Irakut, Jalal Talabani, është takuar me drejtuesin fetar të myslimanëve shiitë në Irak, për t'u njohur me vërejtjet e tij rreth planit amerikan për transferimin e pushtetit tek vendorët.
"Besoj se Ajatullahu i Madh Sistani është njeri me mendje të hapur dhe e kupton gjendjen në Irak. Ne do paraqesim pikëpamjet e tij dhe do ta mbështesim atë para Këshillit. Ajatullahu kërkoi që populli i Irakut të zgjedhë Këshillin që do hartojë projekt-kushtetutën", tha Talabani.
XS
SM
MD
LG