Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Njohja formale e pavarësisë së Kosovës do të qetësonte të gjithë shqiptarët" ka vlerësuar presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova në mesazhin drejtuar qytetarëve, me rastin e 28 nëntorit, ditës së Flamurit.
"Në prag të ditës së Flamurit mund të themi se shqiptarët po bëhen faktor i rëndësishëm në këtë pjesë të Evropës, thotë presidenti Rugova, që me këtë rast ka falenderuar UNMIK-un, KFOR-in, OSBE-në, dhe përfaqësitë diplomatike të perëndimit në Kosovë për punën që po bëjnë për përparimin e Kosovës. Mesazhe me rastin e 28 Nëntorit kanë dërguar dhe kryeministri Bajram Rexhepi dhe përfaqësuesit e partive politike.
XS
SM
MD
LG