Ndërlidhjet

BEOGRAD


Nebojsha Pavkoviq, ish shef i shtabit të ushtrisë jugosllave, i akuzuar për krime të luftës nga Tribunali i Hagës, tha se do të kandidohet në zgjedhjet e përgjithshme në Serbi që mbahen në 28 dhjetor.
Pavkoviq, i cili i komandoi forcat serbe në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999, i hodhi poshtë akuzat e Tribunalit dhe tha se ai ka qenë vetëm ushtar profesional.
Ligji elektoral i Serbisë nuk ua ndalon të akuzuarve për krime të luftës të marrin pjesë në zgjedhje, përveç nëse ata kanë qenë të dënuar më parë.
Dy parti nacionaliste tashmë kanë njoftuar se do ti kandidojnë ish presidentin jugosllav Sllobodan Millosheviq dhe ultra-nacionalistin Vojisllav Sheshel.
XS
SM
MD
LG