Ndërlidhjet

BAGDAD


Një ushtar amerikan është vrarë nga sulmi me mortaja në qytetin verior të Irakut Mosul.
Zëdhënësi i ushtrisë tha se mortaja e kishte goditur shtabin e Divizionit e 101. të Parashutistëve në njërën nga pallatet e Saddam Husseinit.
Sulmi ndodhi një ditë pas vizitës të papritur të presidentit të Shteteve të Bashkuara George Bush në Bagdad.
Në kryeqytetin e Irakut, sot qindra irakienë demonstruan kundër terrorizmit dhe i përkujtuan viktimat civile.
Gjithashtu në Bagdad, sot arriti për vizitë një-ditëshe senatorja amerikane dhe ish zonja e parë, Hillary Clinton.
XS
SM
MD
LG