Ndërlidhjet

PRAGË


Radio "Evropa e Lirë" do ta ndërpresë transmetimin e programeve në 3 gjuhët baltike, në gjuhët sllovake, bullgare, rumune dhe kroate.
Vendimi është sjellur në bazë buxhetit të propozuar nga Shtëpia e Bardhë, dhe të mbështetur nga Bordi i Guvernatorëve, organi mbikqyrës i "Evropës së Lirë".
Në shpalljen e vendimit, presidenti i Radios "Evropa e Lirë", Thomas Dine tha: "Në gjashtë vitet e fundit u shënua rritje e shpejtë e programeve të Evropës së Lirë në Euroazi, Kaukaz, në Azinë Qendrore dhe Juglindore. Tani është koha që plotësisht të përqëndrohemi në këto zona të trazuara", tha Thomas Dine.
XS
SM
MD
LG