Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli ka hedhur poshtë kritikat e ardhura nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, lidhur me murin e sigurisë, që po ndan izraelitët nga palestinezët për arsye sigurie.
Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Izraelit thuhet se "muri i sigurisë nuk ka alternativë" derisa palestinezët nuk bëjnë "përpjekje reale dhe të përqëndruara" për të ndaluar grupet terroriste.
Anan e ka cilësuar murin në fjalë si pengesë për realizimin e planit të paqes dhe një projekt që dëmton drejtpërsëdrejti popullin palestinez.
XS
SM
MD
LG