Ndërlidhjet

AMAN


Emisari i posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, Uilliam Bërns ka biseduar me mbretin jordanez, Abdullahun e Dytë për ripërtëritjen e procesit paqësor për Lindjen e Mesme dhe për vizitën që mbreti do t'ua bëjë Shteteve të Bashkuara.
Bërns, i cili më parë është takuar me kryeministrin Fejsal al-Fejsal, ka thënë se të gjitha palët në konfliktin rajonal duhet të bëjnë përpjekje maksimale për arritjen e paqes. Diplomati amerikan, Uilliam Bërns dje është takuar me kryeministrin palestinez, Ahmed Korei, ndërsa më pas shkoi në Jerusalem për t'u takuar me kryeministrin izraelit, Ariel Sharon.
XS
SM
MD
LG