Ndërlidhjet

MADRID-TOKIO


Kryeministri spanjoll, Hoze Maria Aznar ka deklaruar se Spanja do ta vazhdojë misionin e saj në Irak, pavarësisht nga humbja e 7 zyrtarëve të saj, të cilët u vranë dje nga pusia afër Bagdadit. Edhe kryeministri japonez, Juniçiro Koizumi tha se Japonia do të vazhdojë përkrahjen e Shteteve të Bashkura në përpjekjen për rindërtimin e Irakut. Po dje, në afërsi të qytetit Tikrit, guerilët irakianë vranë dy diplomatë japonezë. Vetëm këtë fundjavë në Irak janë vrarë 14 të huaj.
XS
SM
MD
LG